don boskoGjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ambasadës së Vatikanit në Tiranë për pronësinë e qendrës sociale Don Bosko.


Report Tv ka siguruar një kopje të vendimit të Kushtetueses e cila më 5 dhjetor 2016 ka vendosur të mos kalojë në seancë plenare kërkesën e ambasadës së Selisë së Shenjtë, e cila kërkonte shfuqizimin e vendimit të Kolegji Ppenal për mos pranim rekursi.


Por si nisi konflikti dhe proceset gjyqësore të Vatikanit me drejtësinë shqiptare?


Prej vitit 1997 kur kryeministër ishte Aleksandër Meksi, shteti shqiptar i ka dhënë në përdorim 6 hektarë tokë me qira 10 dollarë për hektarë për një afat 49 vite.


Nga firmosja e marrëveshjes në 1997 deri më sot në këtë sipërfaqe toke e ndodhur në rrugën që të çon tek Spitali i Traumës, ushtron aktivitetin e saj qendra sociale Don Bosko.


Në 2009 një pjesë e këtij trualli prej 6 hektarësh i kthehet 22 trashëgimtarëve të ish pronarëve të familjes Petrela. Në këtë moment ata kërkojnë lirimin e truallit nga Kisha dhe kjo përballje përfundon në dyert e gjykatës.


Shkalla e parë dhe Apeli lënë në fuqi vendimin e agjensisë së kthimit e kompensimit të pronave që truallin ja kthen familjes Petrela ndërsa kisha reagon me një protestë në vitin 2015 duke ngritur alarmin se në këtë hapësirë do ndërtohen pallate.


Me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese mbeten në fuqi kthimi i pronës tek familja Petrela ndërsa ende nuk idhet se si do veprohet me praninë e Kishës në këtë sipërfaqe dhe qendrës sociale Don Bosko.