KushtetueseGjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin, sipas të cilit ligji i pronave, i miratuar nga mazhoranca nuk mbron pronarin. Gjykata vlerëson se këto dy pika, te nenit 6  të çojnë në përfundimin se ato janë konceptuar si një shpronësim i ri duke qenë se parashikojnë rivlerësimin e pronave të kthyera ose të kompensuara më parë.


Në këtë këndvështrim, këto dy dispozita krijojnë probleme lidhur me sigurinë juridike konkretisht përsa i takon paqartësisë dhe paparashikueshmërisë së legjislacionit. Parashikimi i rregullimeve të përsëritura dhe të pakoordinuara midis tyre në thelbin dhe pasojat që ato sjellin, krijojnë paqartësi dhe për rrjedhojë cenojnë parimin e sigurisë juridike.


Por Kushtetuesja vëren se formula e paraqitur nga qeveria krijon konfuzion ne përllogaritjen e vlerave financiare qe do përfitojnë pronaret e vjetër. Në këto kushte, Gjykata çmon se përmbajtja e pikave 3 dhe 5 të nenit 6 nuk është në pajtim me parimin e sigurisë juridike, pasi përllogaritja e sipërfaqes së përfituar dhe asaj që do të zbritet ose shtohet sipas formulës së parashikuar në pikën 1 të nenit 6 është e paqartë dhe krijon konfuzion në zbatim sa i takon pritshmërive të shtetasve. Ligjin e pronave e ankimuan në Kushtetuese, Presidenti i Republikës, deputet të partisë demokratike e republikane si dhe shoqata e pronareve.


Per shkak te vlerës shume te larte te kompensimeve me vlerën e tregut, mazhoranca propozoi qe te zbatohej si vlere kompensimi, statusi i pronës para periudhës komuniste. Ky vendim ulte ndjeshëm kostot ne buxhetin e shtetit, ne dem te pronareve.