E enjte 20 Dhjetor 2012 1438

Kuvend debat per paketen fiskaleKryeministri Berisha sulmoi opoziten ne Kuvend per voten e dhene kunder per Buxhetin e vitit 2013. Por kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci e argumentoi qendrimin e te majteve me pamundesite qe ka ky buxhet per te nxjerre vendin nga kriza ekonomike.

Ne fund te fjales ne Kuvend ku po diskutohej paketa fiskale shefi i qeverise ka perseritur akuzat per socialistet per bllokim te statusit kandidat. Mazhoranca ka rrezuar propozimet e te majteve per akcizen dhe tarifat doganore qe sipas Mimi Kodhelit do te ndikonin ne uljen e ndjeshme te cmimit te naftes. Paketa fiskale per vitin 2013 perfshin disa projektligje nisur me tarifat doganore te importit te kafese qe synon te stimuloje industrine vendase me vendosjen e nje tarife te re per eksportin e lendeve te drurit aplikimin e nivelit te ri per gjobat ne mos-deklarimin e punonjesve procedura te reja te cregjistrimin e bizneseve ne QKR si dhe heqja e TVSH-se per importin e makinerive bujqesore.

 






Komente

Facebook