TIRANEuml ndash Nis ne Tirane ceremonia shteterore funeber ne nder te pretedentit te fronit mbreteror Leka Zogu I. Ne sallen e seancave plenare ne Kuvendin e Shqiperise kane nisur homazhet sikunder ishte percaktuar edhe me nje vendim te posacem te Qeverise shqiptare.
Trupi i pajete i Leka Zogut I eshte vendosur ne sallen e kuvendit ku per me shume se 2 ore do te zhvillohen homazhet ne nder te tij.
Ne oborrin e Kuvendit pak minuta me pare ka mberrritur princi Leka Zogu II i shoqeruar nga e fejuara e tij Elia Zaharia dhe perfaqesues te oborrit mbreteror.Te pranishem ne homazhe jane edhe perfaqesues te Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Pas ores 12.00 kortezhi do te kaloje ne nje itinerar te percaktuar qarte nga protokolli i shtetit nderkohe qe trupi i ish pretendtit te fronin mbreteror do te vendoset ne shtratin e nje topi nje tradite kjo qe perdoret per figurat me te larta te shtetit shqiptar te cilat ndahen nga jeta.
Gjate tre diteve te fundit personalitete te larta te shtetit shqiptar kane ngushelluar familjen per humbjen e njeriut te tyre te dashur.