Parlamenti i Shqipërisë Kodin të Ri Zgjedhor, ndërkohë që 10 deputetë të partive të vogla kanë ndërprerë grevën e urisë. Nga 118 deputetë të pranishëm në sallë, 113 votuan pro, 4 abstenuan, ndërsa 1 votoi kundër. Ndryshimet e neneve të Kodit Zgjedhor u miratuan me konsensusin e dy forcave kryesore politike, të cilat bashkëpunuan në komisionin e reformës zgjedhore. Para votimit krerët e grupeve më të mëdha parlamentare, Valentina Leskaj dhe Astrit Patozi vlerësuan se Kodi i ri është një garanci për zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që ato të jenë të lira dhe të ndershme. Ndërsa deputetët e LSI-së dhe PDK-së e kundërshtuan atë dhe njoftuan daljen nga greva. Kodi i ri Zgjedhor bën kalimin e sistemit zgjedhor nga i përzier në proporcional rajonal, i cili e ndan Shqipërinë në 12 qarqe. Për herë të parë transparenca gjatë procesit të numërimit të votave, sipas kodit të miratuar, do të garantohet nga monitorimi i kamerave.