Makina OlldashiProtokolli i Kuvendit ka përgatitur sallën ku do të zhvillohen homazhet për nder të deputetit të ndjerë të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Homazhet do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë në orën 11:00, ndërsa në 14:00 do të organizohet ceremonia mortore. Miq, të afërm dhe politikanët kryesorët vendit janë mbledhur gjatë paradites në banesën e familjes Olldashi në rrugën “Dervish Hima” në Tiranë, pranë ambasadës amerikane. Olldashi ndërroi jetë pas një aksidenti rrugor në segmentin Tiranë-Elbasan, mbrëmjen e së mërkurës.