Lëvizja për Bashkim sot pasdite ka hapur fushatën zgjedhore për Komunën e Prishtinës.


Në një atmosferë festive, me moton Jepi Jetë Prishtinës, kandidati për Kryetar të Komunës së PrishtinësValon Murati shpalosi programin e tij qeverisës. Ai deklaroi se programi i tij mbështet në tri shtylla kryesore: 1) Respektim i plotë i ligjit, 2) Punë e ndershme dhe e përkushtuar, dhe 3) Bashkëqeverisje me qytetarët.


Të tri këto shtylla kandidati për Kryetar të Prishtinës i shtjelloi para të pranishmëve, duke i ilustruar me shembuj konkret nga jeta e përditshme. Në mbështetje të Kandidatit të LB-së për Prishtinë folën edhe Avni Klinaku, Kryetar i LB-së, Aurora Bakalli, Nënkryetare e LB-së, si dhe Brahim Mehmetaj, bartës i listës së kandidatëve të LB-së për Kuvendin Komunal të Prishtinës./Indeksonline/