Denis Dedej


Levizja Socialiste per Integrim propozon kthimin e debatit politik te muajve te fundit rreth ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor. Lidhur me kete ceshtje, LSI ka filluar pergatitjet me ane te eksperteve te saj qe te pergatise platformen per permiresimin e Kodit elektoral. Permes nje komunikimi per mediat, nenkryetari i kesaj partie, Edmond Haxhinasto, theksoi se "debati politik i muajve te fundit per problematiken e zgjedhjeve te 2009-tes, duhet te marre nje drejtim te ri: fillimin sa me pare te reformes zgjedhore per zgjedhjet e ardhshme". Ai tha se "zgjedhjet te lira e te ndershme, konkurrimi i ndershem dhe i barabarte per te gjithe, proces i pakontestuar nga partite pjesemarrese dhe gjitheperfshirja e tyre, garantohet vetem me nje kuader ligjor sipas standardeve nderkombetare, pra me nje Kod Zgjedhor sipas ketyre standardeve". "Duke njohur gjithsecili pergjegjesite perkatese ne hartimin e Kodit Zgjedhor te kaluar, eshte momenti te tregohet maturi politike dhe angazhim institucional per te filluar nje proces gjitheperfshires ne permiresimin e Kodit dhe standardeve per zgjedhjet e ardhshme", u shpreh Edmond Haxhinasto. Zevendeskryetari i Levizjes Socialiste per Integrim vleresoi se "ligjet nuk permiresohen duke bertitur nga rruga dhe as duke hedhur "shashka" politike". Per zyrtarin e larte te LSI, "angazhimi apo terheqja para nje pergjegjesie te tille do te tregojne me se miri nese motivet e opozites jane persosja e standardeve te zgjedhjeve apo provokimi i krizes politike". "LSI ka filluar punen per pergatitjen e nje platforme per permiresimin e Kodit Zgjedhor duke riparuar defektet e vena re gjate zgjedhjeve te 2009-tes dhe duke zbatuar rekomandimet e OSCE/ODIHR ne raportin e saj perfundimtar", beri te ditur Haxhinasto. Gjithashtu mesohet se te gjitha keto propozime do te paraqiten ne menyre institucionale ne Parlament. Kodi i ri Zgjedhor vijon te jete ne qender te vemendjes se partive politike, si dhe pjese e debateve te shumta ne skenen politike. Megjithese ka pasur akuza te shumta nga parti politike per probleme mbi Kodin Zgjedhor dhe se duhen bere ndryshime, ende nuk ka pasur sinjale te qarta per t'i materializuar ne propozime konkrete qe do te mundesonin ndryshimet e kerkuara. Pervec politikes shqiptare edhe zyrtare te larte nderkombetare, si dhe nga rekomandimet e fundit te ardhura nga OSBE/ODHIR, te cilat monitoruan zgjedhjet e fundit parlamentare ne vendin tone, kane propozuar qe te kete ndryshime ne permiresimin e Kodit Zgjedhor.





NDRYSHIMET


Burime nga Levizja Socialiste per Integrim bejne te ditur se kane filluar pergatitjet per pergatitjen e paketes se propozimeve per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, qe kryesisht kane te bejne me procesin e administrimit dhe me komisionet.