“Sistemi Universitar ndodhet përpara sfidave të mëdha që kanë të bëjnë me rritjen e nivelit, shtrirjen e sistemit, zgjerimin e tij si dhe të një bashkëjetese të shëndetshme midis sistemit publik dhe atij privat.  Ky zhvillim dhe ky stad i ri në të cilin kemi hyrë kërkon dhe një harmonizim të interesave  midis palëve me objektivin  e përgatitjes së një brezi të ri me një nivel që shkon drejt atij të vendeve të zhvilluara Evropiane”, tha kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho.

Sipas saj, brenda këtij viti do të përfundojë edhe klasifikimi i universiteteve publike dhe private sipas cilësisë së tyre si dhe standartizimi i diplomave. “Ne mbështesim dhe do të jemi në krah të të gjitha iniciativave dhe përpjekejeve të MASH dhe do te  nxisim  kete te fundit, dhe Stafin Pedagogjik  te Universiteteve per permiresimin e infrastruktures te universiteteve duke perfunduar investmet e filluara sic jane ato te Fakultetit te Sociollogjise dhe atij Juridik”, tha më tej Xhixho. Kjo forcë politike kërkon gjithashtu të ndërmerren masat e nevojshem për vazhdimin e punes ne permiresim e kurikulave.