LSI ndryshon qeverine iken Dritan Prifti Ilir Meta le diplomacine dhe behet minister i Ekonomise. Edmond Haxhinasto kreu i Ministrise se Jashtme. Kryesia e LSI miratoi unanimisht shkarkimin e Priftit pas akuzave per korrupsion





TIRAN - Levizja Socialiste per Integrim ka larguar dje Dritan Priftin nga posti i ministrit te Ekonomise duke bere nje rokade qe vendos Ilir Meten ne krye te Ekonomise dhe Edmond Haxhinaston ne postin e kryediplomatit shqiptar. Levizja e perfolur prej gjashte muajsh dhe e shtyre disa here ka ndodhur paraditen e djeshme duke gjetur konsensusin e plote te kryeministrit Berisha.





Shkarkimi i Priftit ka ndodhur gjate mbledhjes se kryesise se LSI-se ne te cilen ai vete nuk ishte i pranishem. Mungesa e Priftit eshte shpjeguar per faktin qe atij i ka vdekur gjyshja. Vete Prifti nuk ka pranuar qe te jape asnje deklarate pas shkarkimit nga detyra.





Por duke i paraprire cdo deklarate te mundshme te ish-ministrit ne ditet ne vijim Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama shpjegoi z. Prifti ishte ne detyren e ministrit te Ekonomise si perfaqesues i LSI-se per shkak te LSI-se dhe te gjitha vendimet qe merren nga forumet e LSI-se jane vendime jo vetem legjitime por jane dhe vendime qe respektohen dhe zbatohen nga te gjithe anetaret e LSI-se.





Dritan Prifti eshte ministri i pare i qeverise Berisha qe largohet nga posti i tij. Edhe pse mundesoi formimin e koalicionit LSI-PD per te bashkeqeverisur per kater vjet zevendesministri Meta i kishte kerkuar gjashte muaj me pare kryeministrit Berisha qe ta shkarkonte Dritan Priftin por ky i fundit nuk e ndermori nje veprim te tille.





Por dje ne mbledhjen e kryesise se kesaj force me votim unanim u propozua lirimi nga detyra i ministrit te Ekonomise Dritan Prifti i akuzuar per korrupsion nga opozita per afera te shumta korrupsioni.





Ne postin e tij do te jete vete kreu i Levizjes Socialiste per Integrim i cili per nje vit qendroi ne krye te diplomacise shqiptare. Ministri Dritan Prifti konsiderohet si nje prej rebeleve brenda LSI-se pasi shume prej vendimeve te tij kane qene te pavarura dhe ne disa raste i kane paraprire edhe vendimeve qe kane marre strukturat drejtuese te kesaj force.





Edhe ne zgjedhjet e kaluara parlamentare te 28 qershorit Dritan Prifti ishte i pari i cili theksoi se vota e tij do te ishte pro qeverise Berisha ndonese rezultati perfundimtar i zgjedhjeve te kaluara nuk ishte shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.





Pjesemarresit ne mbledhjen e djeshme te kryesise se LSI-se pohuan per Shekullin se ne mbledhje nuk ka pasur debate.





Te gjitha propozimet per ndryshime jane votuar nga anetaret. Ne perfundim te saj Sekretari i Pergjithshem Luan Rama beri publike edhe levizjet perkatese.





Kryesia pasi diskutoi me shume seriozitet shume pergjegjshmeri miratoi propozimet per ndryshim ne perfaqesimin e LSI-se ne kabinetin e qeverise se Kryeministrit Berisha dhe konkretisht me unanimitet kryesia e LSI-se i propozon kryeministrit qe z. Meta aktualisht zv.kryeminister dhe Minister i Jashtem te emerohet zv.kryeminister dhe minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. z. Dritan Prifti te lirohet nga detyra e ministrit te ekonomise etj.



Ne vend te Metes te emerohet minister i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto - deklaroi Rama. Sipas Sekretarit te Pergjithshem ndryshimet per te cilat vendosi kryesia e LSI-se vijne natyrshem pas nje analize te nivelit te perfaqesimit te performances se secilit minister.





Ne synojme te realizojme shume me teper nga cfare eshte bere dhe fakti qe kryetari i LSI-se merr persiper pergjegjesine e drejtimit te e Ministrise se Ekonomise lidhet me gjithe trendin e zhvillimeve ne kete sektor qe burojne nga programi i qeverise ne funksion te permbushjes se disa detyrimeve prioritare qe kane te bejne me zhvillimin ekonomik te vendit dhe me rritjen e punesimit ne sektore qe lidhen drejtperdrejte me Ministrine qe po flasim - tha Rama.





Me pas ai shpjegoi se shkarkimi i Priftit eshte kryer per te permbushur objektivin e rendesishem qe ne kemi marre persiper edhe ne premtimet elektorale kur them ne kam parasysh e gjithe qeveria per punesimin dhe arritjen objektivave qe kane te bejne me punesimin dhe natyrisht per te garantuar me shume transparence seriozitet produktivitet ne rolin e cdo perfaqesuesi politik te LSI-se ne qeverisje.



Dritan Prifti





Ministri Dritan Prifti eshte akuzuar nga opozita ne lidhje me pasurine e tij prej 1.8 milione eurosh te siguruara brenda nje viti pasi ne fillim te marrjes se postit kishte deklaruar 30 mije euro borxh. Kjo e lekundi jo pak jo vetem pozicionin e tij por edhe imazhin e LSI-se tashme kur zgjedhjet vendore po afrohen.





Nepermjet vendimit te fundit kreu i Levizjes Socialiste pastron partine nga njerezit e akuzuar per afera korruptive.





Edmond Haxhinasto





Edmond Haxhinasto mbaroi studimet ne Universitetin e Tiranes Fakulteti Histori-Filologji ne vitin 1989. Ne vitin 1996 kreu studimet per Nivele Ekzekutive te Administrimit te Biznesit ne Slloveni.





Ne vitin 2000 mbaroi studimet Master ne Politika Publike dhe Marredhenie Nderkombetare ne Shkollen Udrou Uillson ne Universitetin e Princtonit ShBA. Edmond Haxhinasto ka punuar ne pozicione te ndryshme ne administraten e larte shteterore midis te cilave Shef i Marredhenieve me Jashte me Parlamentin shqiptar Drejtues i departamentit te Koordinimit ne Kryeministri Keshilltar diplomatik i Kryeministrit i ngarkuar me Pune i Perhershem i Republikes se Shqiperise ne Beograd Shef Kabineti ne Ministrine e Jashtme dhe se fundmi zevendesminister i Puneve Publike dhe Transporteve.





Ne angazhimin e tij politik ne LSI Edmond Haxhinasto ka qene Sekretar per Marredheniet me Jashte Kryetar i Komitetit te Pergjithshem Drejtues dhe Zevendeskryetar i LSI-se.





Hapet gara per kryetarin e Tiranes tre nenkryetare si dhe per sekretarin e pergjithshem



Riformatohet e gjithe struktura e LSI-se



TIRAN - Duke u pergatitur per zgjedhjet vendore LSI ka hapur dje edhe garen per kryetarin qytetit te Tiranes ku ne gare do te jene Edmond Panariti dhe Shezai Rrokaj. Kryesia e Levizjes Socialiste per Integrim ne mbledhjen e saj ne celje te sezonit te ri politik diskutoi dhe miratoi kandidatet per zgjedhjet brenda kesaj force te cilat do te zhvillohen me 26 shator.





Nderkohe LSI ka hapur zgjedhjet edhe per tre nenkryetaret e saj. Nga kryesia e Tiranes jane propozuar Enver Roshi Viron Bezhani Sajimir Ivziku dhe Dritan Ylli. Sekretari i Pergjithshem i LSI Luan Rama sqaroi se ka nje kandidature per nenkryetare te propozuar nga Levizja e Gruas per Integrim dhe aty konkurrojne Nora Malaj dhe Blerina Kazaferi. Nje nenkryetar tjeter do te jete nga strukturat e LRI-se dhe emrat ne gare jane Endrit Brahimllari dhe Malvina Palushi.





Nderkaq nje tjeter gare brenda LSI-se do te jete edhe ajo per Sekretar te Pergjithshem te Tiranes kur jane perballe Besjan Pesha dhe Monika Kryemadhi.





Sekretari i Pergjithshem njekohesisht edhe anetar i kryesise se LSI-se Luan Rama theksoi levizjet e fundit brenda kesaj force jane vetem hapi i pare i procesit te reformimit dhe strukturimit organizativ te LSI-se ne Tirane qe do te shtrihet pastaj ne te gjithe vendin. Kjo sipas tij do te mundesoje qe LSI te jete realisht e angazhuar dhe e gatshme per te perballuar sfiden politike dhe elektorale te radhes per qeverisjen vendore.





Lista per zgjedhjet brenda LSI-se





Kandidat per kryetar te Tiranes

Edmond Panariti

Shezai Rrokaj



Kandidat per nenkryetar

Enver Roshi

Viron Bezhani

Sajimir Ivziku

Dritan Ylli

Nora Malaj

Blerina Kazaferi

Endrit Brahimllari

Malvina Palushi



Sekretar i Pergjithshem

Monika Kryemadhi

Besjan Pesha