Arroganca shtetare nuk e shmang dot papergjegjshmerine e keqqeverisjes se vendit. Presioni dhe spekulimet mediatike mbi fatkeqesite natyrore te permbytjes se Shkodres mund te krijojne iluzione per nje grup njerezish por nuk mund te genjejne nje opinion te gjere mbarekombetar. Demagogjia e pushtetit kerkon te zevendesoje sovranitetin e popullit ne ato krahina ku ai e ruan aftesine e te gjykuarit dhe arsyetuarit me disa krahina ku ai e ka humbur kete aftesi pjeserisht te militantet mbasi ua ka mpire trurin politika. Kujtesa nuk shuhet shpejt. U bene dy vjet qe Shkodra noton ne uje. Pa u thare uji i vitit te kaluar u permbyt perseri. Vjet u tha nga Kryeministri Berisha se fatkeqesi te tilla natyrore ndodhin nje here ne njeqind vjet. Po ta marrim te mireqene kete postulat si do ta emertonim kete te sivjetmen ku pa filluar dimri shkodranet jane te denuar me njeqind e nje vjet. Fenomeni permbytje me nje luge uje tregon se qeveria Berisha eshte bere specialiste dhe ka fituar pervoje per te permbytur vendin. lsquoSpektaklin e vitit te kaluar e kujtojme te gjithe me keqardhje per ata njerez qe per muaj te tere notuan ne uje dhe humben nje pjese te mire te pasurise dhe katandise familjare. Pa ju shlyer borxhi i kaluar ka filluar borxhi i ri. Na kujtohet teatri-Topalli ku intervistonte banore te Shkodres qe braktisnin shtepite me barka dhe seleksiononte militante te semure qe falenderonin qeverine per asistencen e tyre ne fatkeqesi. Mos valle e harruan tragjedine e para nje viti dhe kerkojne qe me permbytjen e dyte ti thone qeverise perseri faleminderit qe na permbytet Do te ishte nje fyerje per karakterin qytetarine dhe inteligjencen e shkodraneve. Ku shkuan premtimet e bujshme se ky fenomen tragjik do te evitohej per vitet qe do vijne.. Shmangia e kesaj tragjedie eshte plotesisht e mundshme. Perse kjo neglizhence Si ka kuraje qeveria te ballafaqohet me popullin e qyteteruar te Shkodres me nje situate teper alarmante Me cfare morali e percjell kete fatkeqesi qe e ka kthyer qytetin e Shkodres ne nje kenete Dhe se fundi do thosha si e duron qytetaria shkodrane kete shperfillje dhe komedi qe luhet me fatin e qytetareve te vet Ne demokracite e shendosha perendimore opinioni publik eshte nje protagonist i fuqishem qe ngre peshe ne qeverisjen e vendit. Do te ishte krejtesisht e gabuar qe qeveria te abuzoje me cilesine e dobet te qytetarit te zakonshem qe ende nuk ka kulturen e nje demokracie qeverisese. Eumlshte fillimdimri i ketij viti. Me shume pak reshje dhe Shkodra u kthye ne nje liqen te dyte perkrah liqenit natyral. Shkaqet nuk jane reshjet e medha por neglizhenca e strukturave shteterore. Po sjell ne vemendjen e lexuesit nje rast qe e kam perjetuar vete ne Shkoder si gazetar i bujqesise ne vitin 1984. Brenda nje nate rane ne menyre intensive te rrembyeshme 302 milimetra shi e barabarte kjo me mesataren e reshjeve mujore ne muajt e dimrit. Shkodranet e vjeter kete e tregonin si legjende se kish ngjare 60 vjet me pare. Por cndodhi... Ne gjithe rrethin e Shkodres ishte permbytur vetem nje parcele prej 10 ha ne ish-kooperativen bujqesore te Dajcit ku uji kishte kaluar kuoten 2 cm. Kjo situate e krahasuar me pamjen e sotme ngjan paksa butaforike. Por ky ishte realiteti. Ajo qe ndodh sot nuk eshte pasoje e shirave te shumte qe propagandojne pushtetaret. Kjo situate eshte pasoje e shkaterrimit te masiveve pyjore te argjinaturave te lumenjve te pritave te ujerave te larta te kanaleve kulluese etj. Po te kishte nje Komision te Kontrollit Larte te Shtetit te pergjegjshem i cili te evidentonte ne keto 20 vjet demokraci fondet qe jane investuar e parate qe jane shpenzuar per rehabilitimin e ketyre veprave nga institucionet perkatese shteterore do te trondiste opinionin publik me shifrat marramendese qe kane shkuar ne xhepat e zyrtareve te pushtetit. Odiseja e permbytjes se Shkodres dhe e gjithe Shqiperise eshte odiseja e korrupsionit qe ka prekur cdo qelize te shoqerise shqiptare dhe eshte kthyer ne epidemi ne keto 20 vjet nen fasaden e demokracise pjesemarrese.