Partizanin duan ta shkaterrojne. Keshtu eshte shprehur administratori i pergjithshem i skuadres se kuq, Paro Laçi ne studion e emisionit “Skaner kampionat”. Reagimi i ashper i Laçit ka ardhur pas humbjes se fundit te skuadres se tij ne fushen e Lushnjes, por sipas tij ky ishte fundi i asaj qe kapi kulmin me arrestimin e tij ne mesjave.





“është një presion i gjithanshëm sepse Partizanin duan ta shkatërrojnë.
Dihet tani botërisht se një Partizan I fortë, një Partizan superior, një
Partizan nuk mund të merret nëpër këmbë as tek fushat. Nuk mund të
bëjnë siç duan” tha Laçi.

Humbja ne transferten e Lushnjes, ka bere qe Partizani te zbrese ne
vendin e peste te renditjes duke u larguar nga objektivi sezonal per t’u
ngjitur ne Superlige.



“Ne do ta përfundojmë kampionatin. Tani jemi pothuajse jashtë
objektivave sepse llogaritë nuk të lenë të arrish aty ku duam” tha Laçi.



Pas javes se 26 te Katergorise se Pare, Partizani ka grumbulluar 48
pike.



Nertan Prifti