Ndeshja e 6 shtatorit, mes Shqipërisë dhe Suedisë, e vlefshme për Grupin 1 të eliminatoreve të Botërorit 2010, do të zhvillohet në "Qemal Stafa", në orën 18.45. Kundërshtari i kuqezinjve, Suedia e Zllatan Ibrahimoviçit, e ka shpallur dje listën e lojtarëve për dy ndeshjet e radhës, atë me Shqipërinë, më 6 shtator, dhe me Portugalinë, pas katër ditësh. Bien në sy lojtarë yje të skuadrës suedeze, me në krye Ibrahimoviçin e Interit, çka tregon se vlerësimi i tyre për kuqezinjtë është i nivelit maksimal.
Dje, teksa ka publikuar listën e 22 lojtarëve për ndeshjet me Shqipërinë dhe hungarinë, trajneri i Suedisë, Lagerbak, ka pohuar për sajtin e federatës së futbollit të vendit të tij: "Eshtë shumë stimuluese, por edhe privilegj njëherazi, të kemi lojtarët më të mirë në dispozicion për dy ndeshjet e para në grupin tonë kualifikues. Jemi në një grup shumë të fortë, por besojë se kemi një mundësi të mirë që të klasifikohemi të parët në fund të eliminatoreve. Për këtë gjë do të fillojmë të luftojmë që më 6 shtator, në Tiranë. Nuk mendoj se dy kundërshtarët tanë të radhës, Shqipëria dhe Hungaria, do të na surprizojnë. Fatmirësisht duhet të mirëpresim Tobias Linderothin. Futbollisti është aktivizuar gjatë kësaj kohe me Gallatasarin. Si Shqipëria, edhe Hungaria, nuk duhen nënvleftësuar, por duhen marrë në konsideratë. Normalisht do të dëshironim më shumë kohë në dispozicion për t'u përgatitur, por do t'ia dalim mbanë. Si Shqipëria, edhe Hungaria, i kanë ndryshuar trajnerët e tyre respektivë, por ne i kemi studiuar mirë këta kundërshtarë." Ndërkohë, tre futbollistët e ndodhur jashtë liste janë Rami Shaaban, Erik Edman dhe Johan Elmander. Ky i fundit është në dyshim, pasi gjuri i tij ka shfaqur probleme. Emri i ri në listën e Lagerback është Viktor Elm. Ndërkohë, trajneri verdheblu i thur lëvdata futbollistit të tij: "Elm ka treguar një formë të mirë, e keni parë të gjithë nivelin e tij në kampionatin e shkuar. Suedia do të luajë me një sistem të ri 3 5 2 ndaj Shqipërisë." Edhe pse lista e kombëtares suedeze është shpallur nga trajneri Lagerback, në të mund të ketë dhe ndryshime. "Duhet të mbyllim sa më parë zgjedhjet tona me futbollistët, por duhet të shikojmë më me kujdes ndonjë ndryshim të mundshëm me futbollistët më në formë për momentin. Kështu që më mirë do të presim edhe pak deri në mbledhjen që do të zhvillojmë pas një jave në Stokholm,"shprehet trajneri i nordikëve. Më parë kombëtarja shqiptare me atë suedeze janë ndeshur në eliminatoren e vitit 1988 1989 dhe Suedia ka triumfuar në të dyja takimet. Ndeshja e fundit (miqësore) është mbyllur me fitoren e Shqipërisë në Tiranë, 2 1.
----------------------------------------Treshe spanjolle për ndeshjen
Ndeshjen Shqipëri-Suedi do ta gjykojë një treshe spanjolle, me kryesor Alberto Undiano Mallenco, ndërsa ndihmësa të tij do të jenë Fermín Martinez Ibanez dhe Juan Carlos Yuste Jimenez. Edhe vëzhguesi i kësaj ndeshjeje do të jetë spanjoll, pikërisht Antonio Rubinos Perez.
Ja 22 lojtarët e Suedisë
Andreas IsaksonPSV Eindhoven
Johan ËilandElfsborg
Andreas GranqvistFC Groningen
Peter HansonStade Rennais FC
Daniel MajstorovicAEK FC
Olof MellbergJuventus FC
Mikael NilsonPanathinaikos FC
Max von SchlebrggeBrondby IF
Fredrik StorFulham FC
Oscar ËendtFC Kobenhavn
Daniel AndersonMal FF
Marcus BergFC Groningen
Viktor ElmKalmar FF
Samuel HolmBrondby IF
Zlatan IbrahimovicFC Internazionale
Kim KallstromOlympique Lyonnais
Henrik LarsonHelsingborgs IF
Sebastian LarsonBirmingham City
Tobias LinderothGalatasaray SK
Markus RosenbergËerder Bremen
Anders SvensonIF Elfsborg
Christian ËilhelmsonAl Hilal