Për shkak të erërave të forta Lagjia e Re e Kuksit prej ditësh nuk furnizohet me energji elektrike pasi janë këputur telat përcjellës të saj. Përvec mungesës së energjisë banorët druajnë pasojat që mund të shkaktojnë telat e rënë në tokë të cilët përcjellin energjinë 10 mijë vat.





Shtyllat elektrike në këtë lagje kalojnë mespërmes banesave dhe shumë
pranë çative të tyre. Për këtë arsye banorët e lagjes kanë kërkuar nga
kompania e shpërndarjes CEZ transferimin e shtyllave pasi ato janë një
kërcënim serioz sidomos për fëmijët, por kjo nuk është marrë përsipër
nga kompania.



Përves shtyllave edhe kabina e shpërndarjes së energjisë është tërësisht
e hapur në mes të lagjes së banuar. Por një një situatë e tillë, ku
telat e tensionit të mesëm kalojnë mes për mes qendrave të banuara,
është kthyer në një fenomen të zakonshëm për të gjitha zonat rurale të
qarkut të Kukësit.



Flutura Tota