Në datën 21 gusht, kryetari i Komunës së Golemit, Agron Agalliu, ka firmosur miratimin e punimeve për ndërtimin, pas kërkesës së paraqitur nga Aleksandër Frangaj dhe Alba Bine për ndërtimin në pasurinë 102/19 Vol 20 fq 24, me vendndodhje në Qerret me investitor shoqërinë Aleksandër Frangaj dhe shoqërinë Mane TCI, të dorëzimit të kërkesës pranë ZPKZHT. Pranohet më datë 21.08.2014, për këtë çështje të përmbushjes së formës dhe do të fillojë shqyrtimi i përputhshmërisë së projektit arkitektonik me rregullimet urbanistike dhe instrumentet e planifikimit në fuqi, si dhe pas shqyrtimit në këshillin teknik të kërkesës për leje zhvillimore, thuhet në shkresën e firmosur nga kryetari i komunës Agron Agalliu dhe ing. Dëshira Qato. Agalliu ka qenë kryetar i komunës, ai kandidoi nën siglën e PS-së në zgjedhjet lokale të vitit 2011. Ndërsa një vendim i dhënë nga ana e qeverisë Berisha në vitin 2013, është firmosur pikërisht një muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme leja nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit plani i zhvillimit të Komunës së Golemit, Qarku i Durrësit. Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi: 1. Të miratohet Instrumenti i Përgjithshëm Vendor i Komunës Golem; 2. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Komuna e Golemit; 3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, thuhet në shkresën e datës 10 maj 2013, të vendimit numër 20, të firmosur nga kryetari i KKT-së, Sali Berisha.
Ky shkrim “Laguna Blu”, lejet e firmosura nga Berisha dhe kreu i komunës u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.