Lideri i vetshpallur i xhihadistëve shqiptarë që po luftojnë përkrah terroristëve të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri dhe Irak, Lavdrim Muhaxheri tashmë po kërkohet edhe nga Interpoli.




Emri dhe fotografia e tij janë publikuar në faqen zyrtare të Policisë Ndërkombëtare. “I kërkuar nga autoritetet që janë nën mandatin e UNMIK-ut (Kosovë)”, thuhet në njoftimin e Interpolit, raporton Indeksonline.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Muhaxheri kërkohet nga autoritetet kosovare për t’u gjykuar për veprën e pjesëmarrjës në grupet terroriste dhe nxitje të ekstremizimit. Tashmë disa nga bashkëpunëtorët e tij dhe pjesëmarrës në luftën e Sirisë dhe Irakut janë arrestuar dhe po gjykohen në Kosovë.


SSSA
ASS


Muhaxheri u bë i njohur pas publikimit të dy fotografive në Facebook, ku ai shihet duke ia prerë kokën një të riut në Siri.




Po ashtu Lavdrimi publikisht përmes një video kishte thënë se po heqë dorë nga shtetësia e Kosovës, duke e djegur edhe pasaportën kosovare. /Indeksonline/