Hanover

Gjate seancave stervitore te ketyre diteve Altin Lala po lufton per te siguruar nje vend titullari ne ndeshjen e fundjaves qe Hanoveri do te luaje me Frajburgun. Pezullimi i Serxho Pintos per shkak te kartoneve cilesohet si shansi i 35-vjecarit shqiptar qe te kthehet ne fushe ne formacionin baze per here te pare qe prej muajit mars. Konkurrenti direkt i kapitenit te perfaqesueses shqiptare eshte 22-vjecari Lars Stindl. Se fundmi kam luajtur 90 minuta ne miqesoren qe perfaqesuesja shqiptare zhvilloi me Maqedonine. Ndihem mire fizikisht dhe mendoj se mund ta perballoj edhe ne Bundeslige aktivizimin gjate gjithe ndeshjes. Gjithsesi ka ende kohe deri ne fundjave ishte deklarata e matur e mesfushorit me tipare mbrojtese. Gjate ketij sezoni Lala eshte aktivizuar si zevendesues ne dy ndeshjet e kampionatit me Maincin dhe Hamburgun duke u ngjitur ne kuoten e 167 paraqitjeve ne Bundeslige. Ai ka qendruar ne fushe vetem per pak minuta periudhe gjate se ciles nuk ka pasur asnje kontakt me topin.