Përcillet në banesën e fundit Artisti i Merituar, Roland Trebicka i cili u nda nga në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.



Per dy orë rresht u zhvilluan homazhe në Teatrin Kombëtar, ku ishin te pranishem te aferm, miq, familjare, kolege dhe artdashes. Homazhe dhe nderime bene prane trupit te aktorit te madh edhe krere te politikes shqiptare, te cilet shprehen dhimbjen per kete humbje te madhe.

Roland Trebicka do të mbetet një ikonë e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë shqiptare dhe një prej figurave më të ndritura të një brezi të artë aktorësh.

Me gjithë luftën ndaj një sëmundje të gjatë, Z. Trebicka nuk e la pasionin e tij për aktrimin, duke u aktivizuar deri para pak javësh në “Teatrin Kombëtar”, me pjesën “Ëndrra e Ismail Qemalit”, ku interpretonte rolin e Seit Beut.

I lindur në Korçë në vitin 1947, karrieren e aktorit Roland Trebicka e nisi me filmin “Debatik”, në 1961-shin, ku luante rolin e Kostës.

Pas një eksperience pune në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë Popullore, ai vazhdoi karrieren e tij për rreth tre dekada në “Teatrin Kombëtar”. 





Ndër rolet në teatër renditen mes te tjeresh ai i Xhenarinos tek "Magjia e Madhe", Zganareli tek "Don Zhuani", roli i pacientit tek "Te gjithe kanë huqe" e shumë shfaqje të tjera teatrale, si “8 persona plus”, apo “Valsi i Titanikut”.

Në filmografi, nder rolet e tij jane “Vaska tek Enderr” per nje karrige. Ka interpretuar tek “Karnavalet e Korçes” dhe rolin e Nesti tek “Koncert në vitin 1936”.



Sensi i humorit ne aktrim dhe jete, por edhe aftesia e improvizimit, disiplina dhe perkushtimi e kthyen Trebicken ne nje nga aktoret me te mire shqiptar, te  vleresuar  nga kritika, te kerkuar nga regjisoret, por mbi te gjitha nje figure te dashur per publikun vendas, i cili e ka pritur gjithmone me duartrokitje kete artist te merituar edhe me titull, qe do t'i mungoje artit vendas, por do te mbetet ne memorien kolektive dhe historine e teatrit dhe kinemase shqiptare.

Dhembje e thellë për Trebickën

Si rrallëherë, një lajm tërhoqi vëmendjen e publikut në mënyrë të rrufeshme dhe masive. Ndarja nga jeta e aktorit të madh të humorit shqiptar, Roland Trebicka, pushoi brenda pak sekondash rrjetet sociale.

Dhjetëra fotografi të Roland Trebickës, ku padyshim dominonin ato të rolit të Jovan Bregut tek komedia “Pallati 176”, e cila prej 25 vitesh vazhdon të jetë ende një nga më të shikuarat.



Batutat e famshme të Jovan Bregut, ato që tashmë thuajse i dinë të gjithë, janë postuar nga adhuruesit e aktorit të madh.

Ngushellime të sinqerta familjes dhe shumë keqardhje për njeriun që edhe pse në moshën 65-vjeçare dhe një shëndet në rendim, nuk iu nda skenës.

Nishani, mesazh ngushëllimi familjes Trebicka

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpreh hidhërimin e thellë për ndarjen nga jeta të artistit dhe aktorit të shquar Roland Trebicka përmes një mesazhi ngushëllimi drejtuar familjarëve të të ndjerit. 

“Sikur aktori Roland Trebicka të ishte njeri i zakonshëm fjalët e ngushëllimit për ndarjen e tij nga jeta do të ishin më të lehta për t’u zgjedhur e për t’u shprehur.Është rrugëtimi i mundimshëm drejt artit, është jeta dhe vetë personaliteti i artistit të shquar që na bën të mendohemi shumë e të zgjedhim fjalën më të ngrohtë e të denjë për  të shprehur dhimbjen dhe respektin e merituar që ia kemi borxh, sepse ajo çka la pas me artin e tij është një shërbim i madh që i bën vendit.Jam i sigurt se familja e tij; bashkëshortja, fëmijët, të afërmit e ndjejnë shumë dhimbjen, por po aq jam i bindur se kjo dhimbje përkthehet në respekt dhe mirënjohje të madhe nga çdo shqiptar që ka pasur dhe do të ketë fatin të ndjekë Rolandin në rolet e tij të mrekullueshme. Jeta e tij e shkurtër është pragu i fillimit të një pavdekësie, të cilin ai e ka merituar dhe ne jemi krenarë për kontributin e tij ndaj artit dhe kulturës shqiptare”, përfundon mesazhi i ngushëllimit i Presidentit Nishani.