Gazetari Roland Qafoku drejtues i “Debati ne Channel One” ka postuar nje status per humbjen e shkrimtarit te madh Dritero Agolli.


“Ishte vërtetë një kënaqësi biseda me të dhe boshllëku që ai do lërë do jetë një hon i thellë. Lamtumirë mendimtar i madh!”


Postimi ne facebook 


Rakia e Skraparit merrte vleren reale kur e pije me Dritero Agollin. Ishte fat në jetën time që njoha jo vetëm një shkrimtar të madh, por një nga mendimtarët më të mëdhenj që ka nxjerrë Shqipëria. Çdo bisedë që kam patur me të ishte secila si një ngjarje më vete. Çdo fjalë e dalë nga goja e tij kishte lajm. Çdo fjalë e nxjerrë nga goja e tij kishte mendim. Çdo histori e treguar prej tij kishte moralin e vet brenda. Fjala nga goja e tij kishte aq peshë sa nëse ndodhte diçka në Shqipëri, njeriu i parë për të pyetur se çfarë mendonte ishte Dritëroi. Prapa la aq shumë sa nuk nuk besoj se do ta gjejmë vetëm në raftet e librave që ai shkroi por edhe në memorien tonë me ato biseda aq të këndshme plot dije e humor. Personalisht, në jetën time nuk besoj se mund ti kem rënë më shpesh një numri fiks telefonit sa atij të familjes Agolli. Ishte vërtetë një kënaqësi biseda me të dhe boshllëku që ai do lërë do jetë një hon i thellë. Lamtumirë mendimtar i madh!


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter