lauraPartia Demokratike ka kërkuar sërish nga kreu i opozitës, Edi Rama, të japë llogari për atë që e cilësoi si pallatin pajë. Zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi, tha se Rama duhet të bjë transparencë.


Partia Demokratike kërkon nga ju z. Rama të lini mënjanë sharjet dhe fyerjet për mësuesit, nxënësit, infermierët, policët, fermerët dhe prodhimet e tyre dhe të bëni transparencën si detyrim ligjor dhe moral i çdo politikani, përndryshe, pallati i familjes në lulishte ndërtuar me leje të paligjshme dhe burimi i parave të ndërtimit të tij, rezidenca juaj verore, çmimi i truallit dhe origjina e parave të ndërtimit të saj, do tju mbeten në kurriz, në çdo takim, në çdo sallë, në çdo kuti votimi.


I bëjmë thirrje Z.Rama që të mos fshihet si frikacak prapa sharjeve me të cilat mbush sallat kudo që shkon, por të bëjë me kurajë para qytetarëve transparencën që premtoi muaj më parë për pallatin në pajë. Z.Rama, qytetarët kudo ku ju shkoni, presin nga ju, tu shpjegoni përse firmosët dy lejet e ndërtimit, në konflikt flagrant interesi familjar dhe në shkelje të rëndë të nenit 62 të ligjit të Urbanistikës, për ndërtimin e pallatit të gruas suaj, në lulishten para pallateve, ndërkohë që ju, po aty i kishit anuluar një qytetari tjetër lejen e ndërtimit të një pallati, në sipërfaqet kallkan të pallateve dhe jo në lulishte, u shpreh Vorpsi në një konferencë shtypi./b.l