Vendi i pare ne Serie A ka bere qe Lazio te synoje ta mbaje per shume kohe pasi tenton nje goditje te medhe ne merkato.

Behet fjale per togolezin e Manchester City-t Emanuel Adebayor. Do jete nje sezon i gjate dhe i veshtire por une duhet te luftoj per nje vend titullari. Nese nuk vazhdoj te luaj ketu do shkoj diku tjeter deklaron sulmuesi qe nuk i ka marredheniet pozitive me trajnerin Mancini.

Ndoshta janari do shenoje nje pike kthese ne karrieren e sulmuesit qe mund te ndryshoje skuader por jo fanele Lazio dhe City kane te njejten ngjyre fanele. Sipas La Repubblica klubi italian mendon qe ta afroje ish lojtarin e Arsenalit qe ne muajin janar.

Vitin e shkuar City e bleu Adebayor nga Arsenali per 28 milione euro dhe Lazio mund te beje nje sforcim te madh ekonomik per ta pasur ne grupin bardhekalter.