Lazio do të bëjë përpjekje për transferimin e Daniel Van Buyten nëse mbrojtësi nuk vazhdon kontratën me Bayern Munichun, kanë njoftuar mediat italiane të premten.

Van Buyten mund bëhet futbollist i lirë gjatë verës nëse nuk vazhdon kontratën me gjigantin bavarez.

Lazio kishte shprehur interesimin për belgun nga hapja e afatit kalimtar të janarit mirëpo pas kalimit të Luca Tonit në Romë, drejtuesit e Bayernit kanë insistuar se asnjë futbollist tjetër nuk do të largohet nga klubi gjatë dimrit.