Këngëtarja britanike Jessie J duket se nuk po mjaftohet me famën e madhe që ka krijuar në Britani. Ajo ka bërë të ditur se do të fokusohet për të rritur edhe më shumë famën, por në Amerikë.



“Amerika është një treg i madh për të depërtuar. Është totalisht diçka tjetër. Për të depërtuar në Amerikë dua të që jem e kompletuar dhe unë do të zhvendosem atje në vitin e ardhshëm”, ka thënë këngëtarja duke lënë të kuptohet se së shpejti nuk do të jetojë më në Britani.



Ajo gjithashtu ka thënë se me qejf do të jetonte në New York por depërtimi më i shpejtë dhe më i suksesshëm sipas saj vjen nga Los Angelos-i./Indeksonline/