Nga Express më 31 janar 2011 në ora 21:02

Milan ka përforcuar ekipin me transferimin e qendërmbrojtësit veteran Nicola Legrottaglie nga Juventus.



Legrottaglie, 34 vjeç, ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor, të ngjashme me atë të holandezit Mark van Bommel, i cili erdhi nga Bayern Munich po ashtu gjatë afatit kalimtar të janarit.



Ish reprezentuesi italian u vë në shitje, pasi Juventus kompletoi transferimin e Andrea Barzaglit nga Wolfsburg. Milan besohet se pagoi rreth 1 milion euro për ish mbrojtësin veteran.