Kombetarja gjermane ka humbur shansin me te mire per t'u kualifikuar per ne ndeshjet cerekfinale te kampionatit evropian, duke u mundur me rezultatin e ngushte 2-1 kunder perfaqesueses kroate. "Eshte e veshtire te kritikosh cdo lojtar direkt pas ndeshjes. Por ajo qe ra ne sy ishte se, e gjithe skuadra ishte shume larg mundesive te veta. 15 minutat e para te ndeshjes nuk kishim as temp loje dhe as dyluftime te fituara. Pas pesimit te golit, nuk ishim ne gjendje te mbanim ritmin e lojes dhe nuk kishim precizionin e duhur per te pasuar topat. Nuk arritem te dilnim ne lojen tone. Ne ishim shume larg asaj paraqitjeje qe beme ne ndeshjen e pare kunder Polonise", deklaroi pas ndeshjes tekniku gjerman, Lev.