Levante siguroi një fitore shumë të rëndësishme me Sevillan dhe praktikisht siguron qëndrimin mes më të mirave të futbollit spanjoll. Skuadra nga komuniteti valencian, pjesë e së cilës është edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku, (qëndroi në stol) triumfoi 2-1 me ekipin andaluzian, por ende nuk e ka siguruar matematikisht mbijetesën, edhe pse ka një epërsi prej 12 pikësh me Deportivo La Corunan e vendit të 18-të.


Në minutën e 11-të, Roger, i shërbyer nga Morales, gjeti golin e parë për vendësit, por vetëm 5 minuta më vonë skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella barazoi me Fernandez. Në pjesën e dytë takimi ishtë më i hapur, pasi të dyja skuadrat donin fitoren, por ata që festuan ishin futbollistët e Levantes, me Morales që shënoi golin e fitores në minutën e 74-t.


27 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)