Mbremjen e djeshme eshte djegur qellimisht nje nga billborderat e medhenj te vendosur nga Partia Socialiste ne qytetin e Lezhes ne kuader te fushates elektorale.

Sipas drejtorise se policise se Lezhes ngjarja ka ndodhur rreth ores 22.40 dhe menjehere ne vendngjarje kane shkuar sherbimet e patrulles se pergjithshme ku eshte perpiluar raporti i ngjarjes ne lidhje me djegien e posterit.

Nga ana e Policise jane kryer veprimet e para hetimore, eshte bere keqyrja e vendit te ngjarjes dhe njekohesisht jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje sasi mbetje plastike e djegur nga ky poster.

Ne njoftimin e policise se Lezhes nuk thuhet per indentifikimin e autoreve te kesaj ngjarje.

Djegia e posterave, sulmimi i zyrave elektorale te opozites dhe vecanerisht te Partise Socialiste jane bere te shpeshta ne keto ore te fundit te fushates gje qe tregon per tensionin me te cilin pritet te fillojne edhe votimet.