LEZHË - Një tentativë vrasjeje është parandaluar mesditen e sotme nga uniformat blu të qytetit të Lezhës.
 
Klevis Prenga, 25 vjeç nga fshati Barbullojë është arrestuar nga policia teksa po zbriste nga automjeti i tij tip Audi me targa AA 888 QG. Burime pranë policisë së Lezhës bëjnë me dije se ai kishte qëllim vrasjen e një personi.
 
Ndalimi i tij u bë në qendër të qytetit të Lezhës, pak momenete para se ai të finalizonte misionin e tij. I riu një vit më parë ishte objektiv i një atenati me armë zjarri në lagjen Gurra të qytetit, teksa ai mbeti i plagosur.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)