Oriana Fallaci

Seksi i shpërfillur

Përktheu: Drita Siliqi

Botoi: Max

Çmimi: 500 lekë

E nisur në një udhëtim nëpër botë, me synimin e veçantë Lindjen, gazetarja italiane Oriana Fallaci përshkon Pakistanin, Indinë, Malajzinë, Hong-Kongun, Japoninë, Havain, etj. Ajo zbulon si jetojnë në të vërtetë gratë e rruzullit tokësor, sidomos ato të Lindjes. Përshkrimet ekzotike ndërthuren me drama të mëdha të jetës së seksit të shpërfillur. Ajo takon gra të mbuluara me perçe, matriarkat, geisha, konkubina, gra të pushtetshme, gra të varfra me fëmijët në kurriz që ecin me këmbë të fashuara e fytyrë të mbuluar. I kisha rënë rrotull Hënës, si Kaini dhe isha kthyer në po atë pikë që isha nisur. E në atë rrotullim, isha shoqëruar nga marshi i gruas, e rrethuar nga marrëzitë dhe trishtimi i zymtë, shkruan gazetarja.

Librat e rinj, Seksi i shpërfillur, Oriana Fallaci burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip