Evans Drishti
Zhvillimet e fundit teknologjike jane vertete marramendese per mendjen njerezore, megjithese eshte truri i njeriut ai i cili punon, levron ne nje fushe te caktuar duke nxjerre ne pah keto vlera madhore qe po ndryshojne tashme sistemin e jetes me mbare globin. Nje e mire apo e keqe? Dicka pozitive apo negative? E frytshme apo e demshme? Le ta pranojme se per sa kohe qe jeta na ofrohet me dy kahet e saj edhe zhvillimet perkatese jane me dy kahe. Ketu pikerisht eshte vendimtar roli i njeriut ne menyren e shfrytezimit dhe te perdorimit te ketyre prurjeve kaq te medha qe vijne me kohen.
Sistemi elektronik ka filluar te marre nje zhvillim mjaft te dukshem ne kete drejtim dhe shume here cuditemi nga fakti se sa shume jane thjeshtezuar gjerat. Keshtu zhvillimi i kohes le ta quajme te tille eshte edhe ai i librit elektronik. Nje aparat mjaft komod ne dukje ku njeriu tashme ka mundesi te shumta qe brenda nje aparati te tille te permbledhe ne te libra te shumte. Nuk eshte aspak e veshtire, mjafton perdorimi i disa butoneve dhe menjehere ne ekran do keni librin qe deshironi. Nje sistem kompjuterik mjaft i avancuar qe ju ofron te mbani ne duar nje biblioteke te tere kudo qe te deshironi. Ne momentin e duhur, ne kohen e duhur ju do keni mundesi te shfletoni librin e duhur.
Nje prurje mjaft serioze e teknologjise bashkekohore. Ajo qe me te drejte mund te pyetet eshte se a e zevendeson kjo aparature kaq e specifikuar librin ne vertetesine e tij? A mund te jete me praktik perdorimi i nje aparature te tille apo marrja ne dore e nje libri? Nuk duhet te harrojme se shfletimi i nje libri para se gjithash sjell nje emocion krejt te ndryshem nga c'mund te mendohet dhe natyrisht qe perdorimi i nje aparature te tille do te conte drejt nje robotizimi dhe pse jo edhe burgimi te shpirti te njeriut per vete faktin e thjeshte se njeriu i sotem do te humbe perqendrimin e tij vetem ne nje ekran te caktuar duke mos qene ne gjendje te kuptoje se c'domethenie ka libri duke filluar qe nga kapaku i tij, ngjyra dhe dizanjoja e perdorur dhe duke vijuar me tutje edhe me shfletimin e fleteve te cilat natyrisht jane te permasave dhe cilesive nga me te ndryshmet. Lexuesi ne fakt mbi te gjitha eshte nje artist, i cili jo vetem lexon, por edhe shijon kenaqesine qe i jep leximi dhe per me teper shfletimi i fleteve te librit. Por nje kenaqesi e tille nuk mund te arrihet asnjehere nepermjet nje ekrani sado komod qofte ai.
Shume njerez, lexues te ndryshem u pyeten lidhur me nje zhvillim te tille dhe diferencen qe ekziston midis dy dukurive. Nje pjese e mire e tyre reaguan natyrshem ndaj nje zhvillimi te tille duke sjelle me te drejte mendimet e tyre se libri eshte dhe mbetet nje element i pazevendesueshem per natyren njerezore, nje element qe njeriut i jep nje force dhe vullnet disi ndryshe nga elektronizimi apo kompjuterizimi i tij. Megjithate nuk mund te mohohet edhe rendesia qe ka ky aparat si faza e fundit e teknologjise bashkekohore per vete faktin se sjell nje lehtesim ne punen e individit duke paraqitur para tij nje bote me shume vizione. Gjithsesi perdorimi i nje aparati te tille duhet bere ne kohen e duhur dhe momentin e duhur dhe jo duke tejkaluar kufijte e perdorimit.
Ky zhvillim i teknologjise natyrisht sjell me vete edhe problematika te tjera. Jane shtepite botuese ata te cilat ne nje fare menyre influencohen nga ky zhvillim dhe paralelisht me te edhe autoret e librave. Integrimi i njeriut te sotem ne nje faze te tille do te sjelle bllokimin e tij kuptohet per ata qe nuk do dine ta perdorin si duhet kete lloj kompjuterizimi. Mos valle do te kemi tashme nje pakesim te numrit te shtepive botuese apo edhe te librarive? Ne boten ku jetojme asgje nuk eshte per t'u surprizuar ne fakt pasi te rejat jane influencuese per mendjet njerezore megjithese jane vete ato qe sjellin keto ndryshime marramendese. Mendoni per nje moment qe ne qytetet tona do numeroheshin me gisht librarite. Si do reagonin njerezit? Ceshtja merr nje dimension akoma edhe me problematik kur mendojme se te pakten ne vendin tone numri i lexuesve nuk ka qene dhe akoma nuk eshte ne rritje perkundrazi kemi nje nivel te ulet te lexuesve te rregullt. Nje nga arsyet e kesaj dukurie padyshim eshte dhe gjendja ekonomike dhe per rrjedhoje cmimet e larta te librave ne raport me kushtet ekonomike. Nje realitet ky i pamohueshem per kohen e sotme. Nisur nga kjo, dalja ne treg e nje aparati te tille do ta veshtiresonte shume ceshtjen ne fjale pasi do perbente nje arsye me shume per shmangien e lexuesit nga libri. Shume lexues te rregullt pak a shume kane krijuar ne shtepite e tyre nje biblioteke te permasave te ndryshme e cila padyshim qe ze nje vend te rendesishem dhe komod ne ambientin familjar. Mendoni tani sikur vendin e kesaj biblioteke ta zere vetem nje aparat kompjuterik brenda te cilit tashme eshte nje biblioteke e tere. Mendoni per momentin qe pas disa vitesh do arrijme ne nje gjendje te atille qe shume mjete te domosdoshme per te perditshmen tone do zevendesohen me zhvillimet teknologjike.
Kohet e fundit eshte ne diskutim ceshtja e celulareve qe pavaresisht shume te mirave dhe lehtesirave qe na kane sjelle le ta pranojme se nje nga rolet me negative qe kane luajtur eshte edhe largimi i njerezve nga njeri-tjetri dhe per rrjedhoje ftohja mes tyre. Tashme njerezit jane shkeputur shume nga njeri-tjetri pasi ky aparat bashkekohor eshte perdorur me shume ne anen negative te tij ku njerezit kane harruar fytyrat e te afermve te tyre qofshin keto ndoshta edhe vete familjaret. Mos valle njeriu i sotem dalengadale po largohet edhe nga libri si ndoshta i vetmi mjet komunikues i njeriut me nje bote te caktuar?: Mos valle zhvillimi i teknologjise po na robotizon deri ne ate mase saqe po na ben edhe me te burgosur se te burgosurit ne burgje? E ne fund te fundit c'ndryshim te madh ka, edhe ne te burgosur brenda kater mureve me teknologjine ne dore qe na ofroi boten e shumeenderruar.