Në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Rumani 


jeton-neziraj100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Rumanisë do të kujtohet përmes një ekspozite më 9 dhjetor në mjediset e Bibliotekës Kombëtare. E quajtur Libri shqip në Rumani, ekspozita do të risjellë në kujtesë marrëdhënien mes dy vendeve përmes librave dhe botimeve të tjera nga viti 1844-1913. Pak vetë e dinë sot që Rumania (Mbretëria e Rumanisë) ka qenë historikisht i pari shtet që e ka njohur diplomatikisht shtetin e ri shqiptar të 1913-s, për arsyet e ditura politike, historike, kulturore etj. Këtij 100-vjetori do ti kushtohet ekspozita retrospektive Libri Shqip në Rumani 1844-1913, shkruan në faqen e tij në Facebook, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari. Në të do të ekspozohen për publikun nga fondi i Koleksioneve të Rralla të Bibliotekës Kombëtare botimet origjinale të Rilindjes Kombëtare deri te Pavarësia, të shoqërive Drita, Dituria etj. Ato fillojnë qysh me Abetaren e parë shqipe të Naum Veqilharxhit (1844), për të vijuar me botimet e shumta të Naim Frashërit, mandej të Sami Frashërit, Muhamet Çamit, Jani Vretos, Papa Kristo Negovanit, Mihal Gramenos, Jovan Terovës, Gjergj Qiriazit, Visar Dodanit, Kosimo Serembes, Luigj Gurakuqit (Abetarja e vogël), tekste të Mësonjëtores së parë shqipe, statute të shoqërive Drita, Dituria etj., shkruan Plasari.


Ky shkrim Libri shqip në Rumani u publikua me pare te Gazeta SHQIP.