Drejtori i Romës, Walter Sabatini ka thënë se objektivi kryesor i ekipit këtë sezon është kualifikimi për në Ligën e Kampionëve.

Giallorossët, pavarësisht një rrugëtimi të vështirë deri më tani në Serie A, mbeten në garë për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

“Roma duhet të synojë lart, pa dyshim. Liga e Kampionëve është objektivi ynë kryesor dhe për ta arritur atë do të luftojmë deri në fund” deklaroi Sabatini për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.