Trajneri i Italise, Marcelo Lipi parashikohet te bej disa ndryshime ne radhet e Italise, si nga ana taktike, ashtu edhe ne emra, ne vigjilje te ndeshjes se dyte miqesore, ndaj Zelandes se Re. Trajneri i “axurreve” Lipi po sheh mundesite per te luajtur me nje skeme tjeter, 4-2-3-1, ne vend te asaj, 4-4-2 qe perdori ne ndeshjen e kaluar, ndaj ekipit te Paraguait. Vincenco Jaquinta dhe Klaudio Marcisio kane te ngjare qe te lene vendet per Mauro Kamoranezin dhe Antonio Di Natalen. I vetem ne sulm pritet te luaje Alberto Xhilardino. Federiko Marketi do te luaje ne vend te Bufonit, i demtuar nga nje ndeshje e kaluar. Andrea Pirlo nuk eshte ende gati, qe te rikthehet, por parashikohet te aktivizohet ne ndeshjen e fundit te grupit ndaj Sllovakise. Italia pas kritikave dhe barzimit me Paraguain duhet te fitoje dhe te binde, ndaj Zelandes se Re.