BURRELI-POGRADECINga Marjel Karadaku


Pogradecarët, pas ndeshjes së barazuar në fushën e tyre javën e kaluar me matjanët, kërkojnë më e pakta një pikë në transfertën e kësaj jave në Berat ndaj Tomorit vendës. Për këtë, gjatë gjithë këtyre ditëve, trajneri Arben Mahmutaj ka parë dhe riparë në kushte loje të gjithë futbollistët që ka të gatshëm për ti vendosur e për ti hedhur në fushën e lojës në këtë transfertë.


Nuk përjashtohet mundësia të ketë ndryshime në grupin e atyre që e nisin nga minuta e parë këtë ndeshje edhe për atë se, pas takimit të barazuar me burrelasit vetëm pak ditë më parë, Mahmutaj e ka ndarë mendjen për ta filluar me të tjerë titullarë këtë ballafaqim ndaj Tomorit. Nisur gjithnjë nga ato çfarë janë parë në stërvitjet e këtyre ditëve të para të kqsaj jave, janë të gjitha gjasat që Pengu të luajë nga brenda mesfushës, ngjitur me Jahajn, çka tregon se i pari i stolit liqenor është duke treguar kujdes për këtë repart në këtë takim jashtë shtëpie.


Me Pengun në mesfushë nuk përjashtohet mundësia të jetë Topllari në sulm, bashkë me Çekiçin, lojtar i cili është duke kaluar momente të mira këtë sezon. Por janë rritur shanset që edhe Shkullaku të jetë nga minuta e parë në krahun e majtë të mesfushës këtë javë, ashtu siç pritet lëvizja e Purës nga krahu i djathtë i mesfushës në një tjetër pozicion të mbrojtjes.


Me kaq shumë lëvizje, ndryshe nga ato që kemi parë një javë më parë, trajneri i skuadrës pogradecare tregon më së miri se është tepër i interesuar për të pasur në lojë futbollistë që jo vetëm që kanë përvojën për të nxjerrë me sukses ndeshjet në transfertë, por shumë më tepër për tu ballafaquar denjësisht me një ekip kaq të njohur.


E më kryesorja për të do të jetë që në fushën e lojës të ketë futbollistët më në formë të kësaj faze të dytë që në fakt sapo ka nisur. Për të gjitha kemi kohë, ka prerë shkurt Mahmutaj edhe në rrethana kur në atë takim kontrolli, me të gjithë lojtarët, pothuajse ka dalë i zbuluar. Jo vetëm me lojtarët që e nisin nga fusha, por akoma më tej edhe me mënyrën se si do të kërkojë më e pakta një pikë në transfertën e kësaj jave.


 


The post Liqenorët në kërkim të pikëve ndaj Tomorit appeared first on Sporti Shqiptar Online.