Bashkeshortja e kryeministrit, Liri Berisha ka qene ne Fier ku ka marre pjese ne 10 vjetorin e themelimit te shkolles jo publike "Numani" e cila drejtohet nga biznesmenia, Suzana Numani. Qellimi i kesaj vizite nuk ka qene thjesht per te marre pjese ne kete ceremoni, por per te qene se bashku me kete biznesmene ne familjen Rucaj, qe kane ardhur ne fshatin Shtyllas te Tropojes, pasi Numani e ka ndihmuar duke i cuar orendi shtepiake. Nga ana tjeter, duke filluar nga viti i ardhshem shkollor, pese femijet do te arsimohen ne institucionet arsimore "Numani", falas. Zonja Berisha ne kete takim ka pohuar se kjo shkolle, ka bere nje emer te mire ne te gjithe vendin, per shkak te seriozitetit me te cilin punohet, si dhe per metodat bashkekohore qe punon. Me pas, zonja Berisha ka pohuar se ka qene nisma, kembengulja, puna e palodhur e presidentes se kesaj shkolle, Suzana Numani qe ky institucion ka keto arritje. Zonja Berisha ka pohuar me poshte se ne marre veshje me zonjen Suzana Numani do te ndihmojme familje ne nevoje. "Ne kemi menduar qe te ndihmojme familjen Rucaj ne fshatin Shtyllas te komunes Levan", tha Berisha. Kesaj familje biznesmenia Numani u ka falur televizor, lavatrice, frigorifer dhe dush.