Të tjera rreth shkrimit Miku i Mediut arrest shtëpie pa asnjë polic Shkrimi origjinal ne www. euractiv.com





BRUKSEL- Komisioni Europian po ndjek me vëmendje të madhe trajtimin e cështjes së Fatmir Kajollit i cili u arrestua më 9 prill dhe më pas ( dy ditë më vonë) Gjykata e Fierit dha masën e arrestit shtëpiak. Këshilltari republikan në Këshillin bashkiak të Fierit është dënuar me 40 vjet burg nga Gjykata Italiane. Por në vendimin e 11 prillit, për masën e sigurisë gjykata e Fierit nuk caktonte asnjë nga efektivët e policisë të kryejë shërbim roje, pranë banesës së biznesmenit.

Burime nga Komisioni Europian kanë shprehur keqardhjen në lidhje me këtë trajtim të dobët të cështjes, por shtojnë se ekzekutivi i BE-së nuk mund të komentonjë vendimin e gjykatës. Lajmi publikohet në faqen online të Brukselit www.euroactiv.com

“Komisioni Europian nuk komenton vendimin e gjykatës, por ndjek me vëmendje të madhe trajtimin e rastit të Fatmir Kajollit, dhe rezultati i saj do të ndikojë në marrëdhëniet BE- Shqipëri, ka mësuar faqja EurActiv.

Gjatë artikullit euroactiv shkruan se në disa media në Shqipëri u raportua se ish ministri Mbrojtjes, kishte miq të cilët siguruan një vendim të dobët në gjykatë. Prej kohësh përflitej miqësia e hershme Mediut dhe Kajollit, e cila nis nga viti 90. Po ashtu Mediu ka punësuar shumë njerëz të afërt të Kajollit. I vellai i Fatmir Kajollit, eshte pjesë e kabinetit të Ministrit Fatmir Mediu, si këshilltar i tij, në ministrinë e Mjedisit të cilin e  drejton aktualisht.

Euractiv përmend dhe faktin se Prokuroria e Përgjithshme deklaruar se Policia nuk e arrestoi atë pavarësisht faktit se lista e të kërkuarve ndërkombëtarë është si në dispozicion të Prokurorisë ashtu edhe në atë të Policisë. Nga ana e tij Ministri Nishani kishte deklaruar se emri i Kajollit gjendej në një listë që nuk ishte në dispozicion të Policisë, por që i ishte adresuar Prokurorisë.

GJYQI, PROKURORIA KERKOI MASEN E ARRESTIT BURG
47 vjeçari u dënua nga Gjykata e Romes Itali me 24 vjet burg për Trafikim narkotikësh dhe nga Gjykata e Milanos Itali me 16 vjet burg për “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikim narkotikësh”. Prokuroria kërkoi masën e arrestit burg
duke i paraqitur gjykatës një sërë provash, mes të cilave dhe dy vendimet e gjykatave italine, si dhe kërkesën e ministrisë së
Drejtësisë Italine për ekstradimin e 47-vjeçarit Kajolli, për shkak të implikimit të tij në veprat penale të trafikut të narkotikëve
dhe pjesëmarjes në organizata kriminale. Ndërsa nga ana tjetër avokatja Rezarta Plaku, këmbënguli se klienti i saj është i pafajshëm dhe se prokuroria nuk ka prova të administruara sipas ligjit, që faktojnë implikimin e Kajollit në akuzat e ngritura nga shteti italian.
(sg/shqiptarja.com)