Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë konfirmuar për "Zërin" se para pak çastesh është liruar asamblisti i komunës së Prishtinës, Ylli Hoxha pasi që sot gjatë ditës ishte arrestuar nga policia pas fletarrestimit të lëshuar ditë më parë.
Ndryshe, Hoxha ditë më parë kishte marrë pjesë në protestat e organizuara nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes për bllokimin e hyrjes së Ndërmarrjes "Pastrimi".
Në këtë protestë, iu kishte pamundësuar hyrja në objekt kryeshefit Feim Salihu. /Zëri/