blediNga Bledi Mane-Public Enemy


fb.com/bledi.mane


instagram.com/bledimane


Eshte thjesht nje ndeshje futbolli, argëtim qe nuk ka nevoje per nacionalizma demode dhe patetizem. Luajne dy kombe evropiane kunder njeri-tjetrit pa tanke, pa kunderajrore, pa raketa, pa ushtri por vetem me nje top te rrumbullaket ne fushe.


Edhe romaket e italiane na vrane e na pushtuan por nuk qitet pushke pershkak te se kaluares sone te tkurrur. Edhe bizantet dhe osmanllinjte na tjetersuan identitet e fe 455 vjet rresht por nuk eshte koha te ndezim fitilat e hakmarrje ndaj turqve. Bullgaret erdhen e na pushtuan deri afer Osumit por nuk shpaguhet historia me dinamite e me vrasje ndaj tyre. Greket na dogjen e naa vrane Jugun e Shqiperise por kurresesi nje ndeshje futbolli nuk kthehet ne arene gladiatoresh gjakatare moderne.


Austro-hungareze e malazeze pushtuan e vrane provizorisht trojet tona ndaj nuk eshte as koha e as vendi te zgjojme nga gjumi i vdekjes dallaveret rajonale te Luftes se pare Boterore.


Nazistet dogjen, vrane e kamposen 15 muajt rrejsht gjithe vendin tone, por une nuk dal ti gjuaj me vezë eskortes se Angela Merkelit kur vjen nga Rinasi…


Eshte sport, eshte futboll, eshte argetim, eshte emocion, eshte sfide, eshte para, eshte perjetim, eshte histori moderne pa gjak e pa poshterime. Fundja eshte ego, eshte para qe derdhet lume, eshte biznes. Mos e bej pis flamurin kuqezi qe bleve sot ne Elbasan pa kupon tatimor.


Burgose dhe vrite partizanin primitiv brenda teje qe shkreh pushken kot ne ajer duke i berë dëm vetem vetes.


Je shqiptar evropian dhe gezoje jete!


Shenim i rendesishem/ Ky shkrim nuk eshte sponsorizuar nga agjenturat serbe dhe ruse :)