Pas përfundimit të hartimit të listës së deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit, kryeministri Sali Berisha foli për mediat, ku deklaroi se lista e kandidatëve për deputetë është e plotë dhe gati për në KQZ.
“Kemi hartuar një listë fitoreje, të cilën mund ta konsideroj si të shkëlqyer fitoreje. Ju keni qarkulluar gjatë gjithë këtyre ditëve emra dhe kjo është e drejta juaj. E vërteta është se lista shumë shpejt dorëzohet dhe keni gabuar në shumë raste në parashikimet tuaja, por kjo është cështja juaj”. Kreu i qeverisë nuk mohoi as përfshirjen e Kastriot Islamit, përkundrazi vlerësoi maksimalisht figurën e ish-deputetit socialist. “Absolutisht e konsideroj një meritim Zgjedhjet 2013Listat e deputetëveLista e deputetëve të PS-së
PS, orët e fundit për listën
të tij, sepse ai u bë një nga zërat më të besueshëm, në mbrojtje të interesit publik, për të cilin e përjashtoi dhe kreu i tij. Përfshirja e tij në listat tona është shumë normale”. Sa i përket listës së PS-së për zgjedhjet, Berisha nuk donte të komentonte: “Nuk kam asnjë koment, sepse kam qenë i zhytyr në një punë intensive të selisë, mos harroni se ne kemi aleatët tanë të vendosur sipas pozicioneve dhe sa i përket palës tjetër, komenti më i mirë është ‘no coment’”, përfundoi Berisha. Qarku Tirane - Sali Berisha Majlinda Bregu, Florjon Mima, Gerti Bogdani, Ilir Rusmali, Tritan Shehu, Edi Paloka, Gent Strazimiri, Arben Ristani, Eduard Selami, Halim Kosova, Grida Duma, Kastriot Islami, Asllan Dogjani, Viktor Gumi. Qarku Shkoder - Jozefina Topalli Arenca Trashani, Astrit Bushati, Bardh Spahia, Benet Beci, Nard Ndoka. Qarku Kukes - Flamur Noka Fatos Hoxha Qarku Berat - Genc Pollo Astrit Veliaj Qarku Durres - Eduard Halimi Osman Metalla, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Igli Cara, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Lufter Xhuveli, Vullnet Topalli. Qarku Elbasan - Arben Imami Luçiano Boçi, Dashnor Sula. Qarku Fier - Sokol Olldashi Shpëtim Idrizi, Kozma Dushi, Bedri Mihaj, Ferdinand Murati, Myslim Murrizi. Qarku Lezhe - Aldo Bumçi Mark Marku, Paulina Hoti, Gjovalin Kadeli. Qarku Diber - Myqerem Tafaj Jemin Gjana, Selami Xhepa. Qarku Korce - Ridvan Bode Edmond Spaho, Gjergji Papa, Fatbardh Kadilli, Leonard Olli, Viktor Duro, Ledina Aliolli, Sorina Koti, Adriana Hysenbegasi, Artan Zaimi. Qarku Gjirokaster - Genc Ruli Spiro Ksera. Qarku Vlore - Astrit Patozi.