Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi për mediat se nuk do të ndalen derisa të marrin një përgjigje në lidhje me financimin rus të PD-së.
Ai i bëri thirrje kryetarit Lulzim Basha që të mos fshihet, por të dalë dhe të flasë. Manja theksoi se nesër kreu demokrat do përgjigjet para ligjit në lidhje me këtë çështje.
Sot përgjigju para publikut, nesër për këtë histori do të përgjigjesh para ligjit. Mbrëmë, Basha e rëndoi më tej pozitën e tij me shpjegimet e paqëndrueshme juridikisht. Basha e zgjati edhe më shumë hijen e dyshimeve mbi kanalin e parave nga xhepat e disa rusëve, deklaroi Ulsi Manja.
Manja thotë se Basha duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore nëse ka tradhti kombëtare
“Lulzim mos u fshih po duku, se sot të takon të përgjigjesh para opinionit publik, neser par ligjit: A kishte pagesa te tjera? Kush janë ata që kontakt me Lulzim Bashën dhe flasin në emër të rusëve? Gjatë negociatave Basha ishte vetë apo dikush tjetër nëgocioi në emër të tij? A ka të tjerë brenda Partisë Demokratike që janë në dijeni të kësaj? Përveç rusëve, sa para të tjera me prejardhje ruse janë përdorur gjatë fushatës? A ka ndonjë xhep në Filadelfia të SHBA ku Luli fuste dorën? Çfarë u premtoi basha rusëve në këmbim”.
9 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)