Ndryshon formulari i deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi lojërat e fatit.


Referuar udhëzimit nr. 7, i datës 14.2.2011, për një ndryshim në udhëzimin nr.23, të datës 5.3.2009 “Për formatin e formularit të deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi lojërat e fatit”, tatimpaguesit e këtij biznesi do të paguajnë detyrimit e tyre, duke plotësuar një model të ri formulari për këtë qëllim. Udhëzimi ka hyrë menjëherë në fuqi, pasi është botuar në Fletoren Zyrtare.