Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka marrë sot një letër falenderimi nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu. Në letrën e tij, Lu e falenderon ministen Kodheli për punën e saj “të jashtëzakonshme gjatë katër viteve të drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes si një Aleat i ngushtë NATO.”
Lu thekson forcimin e bashkëpunimit ushtarak nën lidershipin e ministres Kodheli, si dhe çuarjen përpara të objektivave të përbashkëta.
Në letër ambasadori Lu shpreh kënaqësinë e të punuarit me Kodhelin si ministre e Mbrojtjes duke shpresuar për bashkëpunime të tjera në ardhmen.
Në fund ambasadori amerikan vlerëson kontributin e ministres Kodheli për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por edhe për marrëdheniet Shqipëri-SHBA.
Letra e plotë e ambasadorit amerikan Donald Lu drejtuar ministres Kodheli
E nderuara ministre Kodheli,
Në emër të kolegëve në Ëashington dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë më lejoni ju përgëzoj për punën uaj të jashtëzakonshme gjatë katër viteve të drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes si një Aleat i ngushtë në NATO. Nën lidershipin Tuaj ne kemi përparuar në bashkëpunimin tonë ushtarak përmes mbështetjes që i kemi dhënë lidershipit të NATO-s në Evropë dhe Afganistan dhe kemi çuar përpara objektivat tona të përbashkëta për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për të gjithë Aleancën.
Ka qenë kënaqësi të punuarit me ju gjatë detyrës suaj si ministër i Mbrojtjes dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi dhe bashkëpunime të tjera. Ne vlerësojmë çfarë Ju keni bërë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por gjithashtu për marrëdheniet Shqipëri-SHBA.
Edhe njëherë, urimet më të përzemërta.
Sinqerisht,
Donald Lu
29 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)