Luftëtari Skrapari          2-1


Luftëtari: Selimaj, Gaxhaj, Sinani, Shalari, Boci (Bici 56), Çaço, Devolli (Këndella 65), Ramadani, Mersini, Braho (Nora 48), Raboshta. Trajner: M.Hysi.


Skrapari: Spiraj, Çerepi, Hoxha (Daja 56), Allbani, Korreshi, Biba, Bejleri, Karaj (Sulaj 75), Greca, Bejollari (Duro 27), Brata. Trajner: E. Dalipi.


Shënues: Mersini 10, Sinani 46 / Duro 76


Gjyqtarë: S. Bogdani, F. Lame, E. Velo  (Durrës)


Kartonë të verdhë: Ramadani, Biba, Sula


 


Luftëtari bën detyrën edhe me Skraparin, duke marrë 3 pikët e radhës pas fitores 2-1 me Skraparin në stadiumin Gjirokastra. Eshtë një tjetër sukses, që tregon se Luftëtari i këtij sezoni është për superligë, pse jo dhe për titullin kampion, pasi tani kryeson i vetëm tabelën e renditjes. Interesant është fakti se përsëri ka shënuar Mersini, i cili, në minutën e 10-të, i ka hapur rrugën fitores së Luftëtarit. Çaço rrezikon menjëherë portën e miqve, që shpëton për mrekulli nga goli, por ndryshe ndodh në minutën e 10-të, kur Mersini gjuan saktë brenda zonës  dhe topi, pasi përplaset në shtyllë, përfundon në rrjetë. Sulmet e gjirokastritëve vijojnë, natyrisht të nisur nga këmbët e Devollit, por Raboshta nuk arrin të shënojë. Më pas kemi një gjuajtje të fortë të Bocit nga një goditje dënimi, por të pasaktë. Provon edhe kapiteni  Devolli me një gjuajteje të fortë, por edhe ai nuk ka rezultat. Në radhët e mbrojtjes mike bie në sy loja e  Hoxhës, një nga më të mirët për Skraparin. Përpiqen Braho dhe Raboshta disa herë, por pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal të Luftëtarit. Edhe pjesa e dytë luhet nën diktatin e vendësve, madje ajo nis në mënyrën më të mirë për ta, pasi vjen edhe goli i dytë nga Sinani, i cili shënon pas krosimit të Devollit. Në fushë është edhe Nora dhe rreziku për miqtë nga Skrapari rritet. Karaj provon të befasojë Selimajn me një goditje dënimi, por nuk arrin. Edhe Raboshta gjuan nga distanca, por gjen në pozicion portierin Spiraj. Skrapari hap ndeshjen 15 minuta para fundit, duke shënuar me të sapofuturin në lojë, Duro. Lojtarët miq marrin zemër dhe kërkojnë barazimin, duke e rritur presionin, por rezultati nuk ndryshon dhe Luftëtari merr 3 pikë të tjera të rëndësishme.


Trajnerët


Mustafa Hysi, trajneri i Luftëtarit: Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, duke krijuar shumë raste, që nuk i shfytëzuam. Ndërsa goli i dytë na vetëkënaqi dhe lëshuam shumë në lojë, duke i dhënë mundësi Skraparit të shënojë dhe të na rrezikojë. I falënderoj djemtë për fitoren.


Edmond Dalipi, trajneri i Skraparit: E dinim rëndësinë e ndeshjes me Luftëtarin, ndaj dhe e kishim vlerësuar, por u ndëshkuam nga dy gola të evitueshëm. Në pjesën e dytë e përmirësuam nivelin e lojës dhe patëm mendësinë e duhur. I uroj suksese Luftëtarit.