Sulmuesi gjerman Lukas Podolski është në dyshim për ndeshjen e fundit të Grupit B përballë Austrisë. Golashënuesi i vetëm i Gjermanisë në dy ndeshjet e para, 3 gola, ka pësuar një goditje në kavilje. Edhe Marsel Jansen e Filip Lahm patën dëmtime të lehta. Gjermania ka nevojë vetëm për një barazim me Austrinë për të kaluar në cerekfinalet e Euro 2008.