Gjermania

Lojtari i Kombëtares gjermane, Lukas Podolski, nuk ishte shumë i kënaqur me komentet e gazetarit të DSF-së, Kristian Ortlep, në përfundim të miqësores që skuadra e Joakim Lëv humbi 1-0 përballë Argjentinës. Sulmuesi e ka sulmuar përfaqësuesin e medias. “Kjo nuk ishte një prej ndeshjeve të tua më të mira me Gjermaninë. Aksionet më të mira i bëre gjatë nxehjes përpara se të hyje në fushë”, ishin fjalët që Ortlep i tha futbollistit. Kaq ka mjaftuar që sulmuesi i Këlnit ta ftonte gazetarin që të ziheshin ballë për ballë. “Ti dhe shokët e tu gazetarë i jepni shumë gojës. Do të më pëlqente të të kisha mes duarve, hajde po ta mbajti”, tha Podolski, përpara se të tentonte t’i vendoste duart në fytyrë gazetarit. Megjithatë, kur gjithçka u qetësua, gjatë një interviste, Ortlep mohoi agresionin fizik nga Podolski. “Ndoshta Lukas i keqinterpretoi fjalët e mia dhe ashtu si të gjithë e panë reagoi keq. Gjithsesi, ai nuk më sulmoi fizikisht”, tha ai.








#