Kanë kaluar plot 60 vite nga aksidenti ajror në Mynih të Gjermanisë, që ndërpreu ëndrrën e Busby Babes. Atë ditë, më 6 shurt të Vitit 1958, avioni i British, me skuadrën e Manchester United në bord, u nda më dysh në tentativën e tretë për tu ngritur nga pista e aeroportit.


Si pasojë humbën jetën 23 përsona, nga të cilët 8 lojtarë, 3 anëtarë të stafit, 8 gazetarë dhe 4 anëtarë ekuipazhit. Ndër të mbijetuarit ishte edhe legjenda e futbollit britanik, Bobby Charlton.


Mbetën në histori si Lulet e Manchesterit: Geoff Bent, Roger Byrne, Eddie Colman, Mark Jones, David Pegg, Tommy Taylor, Liam Billy Whelan dhe Big Dunc Duncan Edwards (i mbijetoi fillimisht përplasjes, por humbi jetën 15 ditë më vonë në spital).


6 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)