LumalasE lënë prej 15 vitesh në harresë, fusha e aviacionit në Lumalas është rikthyer në qendër të vëmendjes pas akuzave të fundit në lidhje me trafikun e drogës.


Pista e shkretuar dhe jashtë çdo funksioni, ka nisur të mbiëqyret nga Forcat e Armatosura, ndërsa pritet që në sipërfaqen e saj të vendosen edhe blloqe betoni për të penguar uljet në të.


Fusha, e cila ndodhet përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec, me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes po ruhet nga ushtarët e Detashmentit të Mbrojtjejs Rajonale në Korçë. Përgjatë 3 kilometrave gjatësi të kësaj fushe janë pozicionuar ushtarë, të cilët e mbajnë nën vëzhgim të vazhdueshëm duke ndaluar çdo lëvizje apo kalim në të. Vendosja e pengesave prej betoni do të bëjë të mundur që në këtë pistë të mos kryhet asnjë lloj uljeje.


Fusha e aviacionit në Lumalas të Korçës prej vitit 1999 është plotësisht e braktisur dhe gjendja e saj është dëshmi e indiferentizmit të instancave të cilat e kanë harruar.


12 maj, 2014 (gazeta-shqip.com)


Ky shkrim Lumalas, fusha e aviacionit ruhet nga FA-të u publikua me pare te Gazeta SHQIP.