lushnje-aksident_3Një automjet ka dalë jashtë rruge pranë vendit të quajtur "3 urat" në Grabjan të Lushjës. Shkak për daljen nga rruga është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin 3 persona.

Një prej personave që ndodhej brenda në makinë ka marrë plagë të rënda dhe është në rrezik për jetën, ndërsa është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ndërsa dy të tjerët kanë marrë plagë të lehta.

Për transportimin e tyre policia përdori një mjet të rastit, por për të mbërritur në spital i'u desh të mbesin në trafik më tepër se gjysëm ore.