LUSHNJE- Bordi i kullimit në Lushnjë ka nisur një aksion për pastrimin e kanaleve kulluese në fushën e Myzeqesë, të cilat kanë 15 vjet të bllokuara. Drejtori i këtij institucioni, Ledio Gjyla i shoqëruar edhe nga deputeti Socialist i qarkut të Fierit, Arben Çuko tha se përmes këtij aksioni do të hapen kanalet kulluese për vaditjen e tokave bujqësore. Kanalet kanë qenë të bllokuara prej rreth 2 dekadash nga mbetjet dhe erozionet me kalimin e kohës.
 
Nga ana tjetër, deputeti Çuko tha se këto punime vijnë në vazhdën e premtimeve të qeverisë.
 
Përmes pastrimit të kanaleve kulluese fermerët këtë sezon do të kenë më shumë mundësi për vaditjen e të mbjellave.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)