Një 17 vjecar ka humbur jetën nga korenti në Lushnjë. Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Grabjan, ku 17-vjeçari me inicialet A.S teksa tentonte të lidhte telat e dritave në banesën e tij, e ka zënë korenti duke gjetur kështu dhe vdekjen. Sipas policisë, familjes së 17 vjecarit i ishte ndërprerë energjia elektrike, si debitor i kësaj kompanie dhe i riu në përpjekje për të lidhur telat ka rënë aksidentalisht në korent. Ndërkaq nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotëe të rastit.